Hi Tech

Irani vendos kufizime ndaj aplikacionit Telegram

Autoritetet iraniane kanë ndërprerë licencën, që u mundëson ofertuesve lokalë, të ofrojnë përmbajtjen e aplikacionit të mesazheve, Telegram.

Kompania e Infrastrukturës së Telekomunikacionit ë Iranit tha sot se ky urdhër është lëshuar nga rregullatori i internetit në Iran.

Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se ky vendim do të ndikojë në “cilësinë” e përdorimit të aplikacionit Telegram në Iran.

Kjo lëvizje për kufizimin e Telegramit në Iran, vjen pasi deputetët iranianë muajin e kaluar kërkuan që të bllokohet ky aplikacion, për shkaqe të sigurisë kombëtare.

Autoritetet iraniane përkohësisht kishin bllokuar Telegramin në janar, në një përpjekje për të frenuar protestat që mbaheshin në Iran.

Më herët gjatë këtij muaji, autoritetet po ashtu ndaluan përdorimin e aplikacioneve të huaja të mesazheve për trupat qeveritare dhe lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei njoftoi se ai më nuk përdorë Telegramin, por do të përdorë aplikacionet vendore.