Bota

Irani regjistron numrin më të lartë të viktimave që prej fillimit të pandemisë

Numri i viktimave nga pandemia e Covid-19 në Iran ka arritur shifra rekord të martën kur u regjistruar 200  raste fatale brenda 24 orëve. Ky është bilanci më i lartë i regjistruar në vend qëkur nisi pandemia, raportoi media shtetërore Mehr.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë Sima Lari u shpreh të martën gjatë konferencës ditore në Tehran se në 24 orët e fundit, në Iran u regjistruan 2,637 raste të reja me Covid-19. Kështu, totali i të infektuarve në vend rritet në 245,688  ndërsa totali i viktimave shkon në 11,931.

Nga 2,637 rastet e konfirmuara, 1,455 ndodhen të shtruar nëpër spitale rreth e qark vendit,” shtoi më tej Lari.

Zëdhënësja e ministrisë së Shëndetësisë paralajmëroi njerëzit që të jenë më vigjilentë dhe që të gjithë në përgjithësi duhet të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpia. Po ashtu ajo u bëri thirrje njerëzve që të vendosin maska në vende publike si autobusët dhe metrotë.

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike pasi rastet me Covid-19 në vend vijuan të rriten në javët e fundit.

Ai njoftoi të shtunën se mbajtja e maskave në vendet publike do të ishte e detyrueshme duke nisur nga 5 korriku.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.