Bota

Irani pranon tre aeroplanë komercialë para rikthimit të sanksioneve

Irani ka pranuar pesë aeroplanë komercialë të ri të dielën, një ditë para se ShBA fillon rikthimin e sanksioneve që ishin ndërprerë në marrëveshjen bërthamore të fuqive botërore të nënshkruar më 2015.

Pranimi i këtyre aeroplanëve, sipas të gjitha gjasave do të jetë përfitimi i fundit i Iranit nën marrëveshjen bërthamore. Retorika në mes Iranit dhe ShBA-së vazhdon të jetë e nxehtë, përkundër deklaratave të Trump se do të dëshironte të takohej me presidentin Iranian Rohanni.

Baza ajrore e Iranit ka pranuar 13 aeroplanë nga 20 sa kishte porositur nga fabrika franceze-italiane në prill të vitit 2017. Kjo marrëveshje kushtoi 365 milionë dollar.