Bota

Irani liron përkohësisht shkencëtaren që ishte dënuar për cenim të sigurisë kombëtare

Irani ka liruar përkohësisht shkencëtaren francezo-iraniane, Fariba Adelkhah, e cili ishte arrestuar dhe burgosur për cenim të sigurisë kombëtare.

Për këtë, ka bërë me dije avokati i saj duke thënë se pos këtij vendimi, nuk pati ndonjë deklarim tjetër nga ana e gjyqësisë.

“Fariba Adelkhah është liruar nga burgu me leje, me një mjet elektronik të vendosur në kyçin e këmbës(për të ditur lokacionin e saj). Nuk pati asnjë lloj deklarate tjetër”, ka deklaruar avokati i saj, shkruan Reuters.

Ndërkohë, shteti francez kishte kërkuar në qershor që antropologia Adelkhah, 61 vjeçare, të lirohet menjëherë pasi që ky veprim po rrezikon raportet mes dy shteteve.

Gardat Revolucionare elitare të Iranit kanë arrestuar dhjetëra shtetas të dyfishtë në vitet e fundit, kryesisht me akuza spiunazhi.

Marrëdhëniet midis Francës dhe Iranit janë përmirësuar gjatë vitit të kaluar, por mbeten të tensionuara për shkak të aktiviteteve bërthamore të Iranit, programit të tij të raketave balistike dhe aktiviteteve rajonale.