Bota

Iran/ Ky është numri i infektuarve me COVID -19

Vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, Irani, i ka regjistruar 117 viktima të reja dhe kështu shifra e përgjithshme e të vdekurve në këtë shtet shkoi në 4,474.

Ndërkohë numri i personave të infektuar shkoi në 71,686, duke e vendosur Iranin në pozitën e tetë në botë dhe të parën në rajon, shkruan “The Guardian”, transmeton Kosova.info.

Irani ka kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që t’ia dhurojë 5 miliardë dollarë hua emergjente për ta luftuar virusin, i cili po përhapet shpejt në republikën islamike.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, të cilat janë aksionaret më të mëdha në këtë organizatë ndërkombëtare, pritet ta kundërshtojnë kërkesën e Iranit për shkak të sanksioneve që ia kanë vendosur këtij shteti.

Mbi 1 milion e 789 mijë persona janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, ndërsa më shumë se 109 mijë kanë vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.