Bota

Iraku shpall masën e izolimit të përgjithshëm

Iraku vendosi masën e izolimit mbarëkombëtar, deri më 28 mars, për të luftuar koronavirusin e ri, pasi numri i infeksioneve dhe vdekjeve shënoi rritje.

Deri më tani janë shënuar 20 të vdekur nga koronavirusi i ri.

Shumica e 18 provincave të Irakut kishin zbatuar deri tani rregullat e tyre, por masat e reja do të përfshijnë tërë vendin.

Shkollat, universitetet dhe vendet e tjera të grumbullimit do të mbeten të mbyllura, sikurse aeroportet e shumta ndërkombëtare të vendit, thuhet në një deklaratë të parë nga AFP.

Frika në Irak është rritur pasi vendi fqinj Irani ka shënuar 1,685 vdekje nga koronavirusi i ri.

Iraku së pari mbylli kufirin me Iranin – rreth një muaj më parë – si dhe vendosi trupa për të zbatuar vendimin.