SPORT

IPKO vjen me befasi për tifozët e futbollit kosovar: Xhiroja e dytë e Superligës transmetohet falas

Xhiroja e dytë në IPKO Superligën e Kosovës ka filluar me ndeshjen në mes të Drenicës dhe Llapit që përfundoi me rezultat 3-0.

Por, java e dytë në futbollin kosovar do të jetë shumë speciale, pasi IPKO ka vendosur t’i shpërblejë klientët  e saj me transmetimin e disa ndeshjeve.

IPKO është besnike ndaj të gjithë klientëve të saj, prandaj vazhdon t’i befasojë ata me shumë shpërblime.


Përveç klientëve të pakove Premium, edhe ata të pakove familjare tashmë mund të shijojnë disa prej ndeshjeve më të mira të futbollit kombëtar:

Të shtunën: Ferizaj – Gjilani, ora 17:00

Ballkani – Feronikeli, ora 17:00

Të dielën:    Drita – Flamurtari, ora 17:00

Vushtrria – Trepca’89, ora 17:00

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është e njohur për ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.