Kosova

IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar dje për një rast zjarri në zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas. Nga zyrtarët policor janë ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve. 

Zjarri është lokalizuar përderisa hetuesit e IPK-së së bashku edhe me njësitet tjera relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke hetuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit e që sipas hetimeve fillestare dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës (dy zyrtar policorë dhe një nga stafi civil i PK-së) lidhur me rastin e njëjtë.

Rekomandimi për suspendim që është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti. /Kosova.info/