Bota

Intriga kineze kundër ilaçit amerikan të koronavirusit

Ky ilaç u jep shpresë miliona njerëzve: Remdesivir është emri i ilaçit kundër koronës, që po testohet aktualisht nga kompania kaliforniane Gilead.

Tani vjen një triller në lidhje me ilaçin! Organizata Botërore e Shëndetit, OBSH, publikoi në faqen e saj të internetit një studim shkatërrues nga Pekini- gjoja ‘gabimisht’.

Prodhuesi Gilead e mohon fuqishëm. Testimi në Kinë u anulua për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme dhe se nuk kishte kuptim.

Sipas informacioneve të BILD, bëhet fjalë për një dezinformim të qëllimshëm nga pala kineze. Mesa duket një hakmarrje ndaj kritikave që presidenti i SHBA, Donald Trump ka shprehur ndaj regjimit.

Në sfond ekziston një mosmarrëveshje për patentat mes Gilead dhe autoriteteve kineze. OBSH tani e ka fshirë informacionin nga faqja e saj në internet.

OBSH kritikohet vazhdimisht për afërsinë e saj me Kinën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.