SPORT

Interi shkaktar për Shakhtarin

Trajneri i Interit, Antonio Conte, beson se skuadra e tij e bëri Shakhtar Donetskin të duket ekip mesatar në triumfin 5:0 në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe dëshiron të mahnitë në finale kundër Sevillës.

Rezultati 5:0 ishte më i thellë në një ndeshje gjysmëfinale në histori të kësaj gare, që prej se Milani e shkatërroi Real Madridin me rezultat të njëjtë në Kupën Evropiane në sezonin 1988/89, transmeton Gazeta Express.

Dhe Conte beson se klubi ukrainas është shumë më i fortë seç tregon rezultati i së hënës në Dusseldorf.

“Mendoj se e arritëm finalen duke luajtur kundër një ekipi të cilin ne e bëmë të dukej më i dobët seç ishte, por Shakhtari ka shumë talente”, tha Conte pas ndeshjes.

“Shakhtari ka shumë cilësi në pasime në vrapime të shpejta por ne i detyruam ata të mbroheshin dhe nuk ndiheshin rehat kur e mbanin topin”, shtoi ai.

“Ne luajtëm guximshëm, plani ishte i duhuri dhe të gjitha meritat u takojnë lojtarët sepse çdo ndeshje në këtë garë e kemi luajtur në mënyrën e duhur. Ishte paraqitje fantastike që e bëmë Shakhtarin të duket mesatar”, nënvizoi Conte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.