SPORT

Interi ofron 30 milionë euro për Moise Kean

Everton’s Moise Kean warms up before the Premier League match at Selhurst Park, London.

Interi është vënë seriozisht pas sulmuesit të talentuar Moise Kean dhe sipas mediave britanike ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare, që kap shifrën e 30 milionë eurove dhe që pritet të bindë Tottenhamin të heqë dorë nga italiani pas vetëm një sezoni.

I transferuar një vit më parë nga Juventusi, sulmuesi 20-vjeçar nuk ia ka dalë të lërë gjurmë me fanellën e “Toffies” dhe as ardhja e Carlo Ancelottit në pankinë nuk ka shërbyer për mirë, ndaj Kean po kërkon me ngulm rikthimin në Itali, për të provuar të bindë Mancinin për një vend në Europianin e ardhshëm.

Nga ana tjetër Conte sheh te 20-vjeçari sulmuesin e duhur për të kompletuar repartin e avancuar, pasi mund të zëvendësojë si Lautaron, ashtu edhe Lukakun, duke qenë se disponon fizik, shpejtësi dhe teknikë të admirueshme.

Për më tepër, Kean do të ishte një alternativë mjaft interesante edhe për të luajtur titullar në krah të Lukakut, në rast të një shitjeje të mundshme të argjentinasit Lautaro Martinez te Barcelona, që po e kërkon me ngulm dhe është gati të paguajë klauzolën e largimit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.