SPORT

Interi në garë për Dembelen

Sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Interit.

Dembele ka treguar formë të lartë duke shënuar edhe shumë gola në Ligue 1 dhe garat evropiane me Lyonin.

Kjo formë e tij ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij, shkaku që edhe Lyoni ka dështuar të kualifikohet në Evropë.

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë qenë të lidhur me një transferim të ish-sulmuesit të Celticut në Britani, por ai tani mund të joshet nga ofertat në Itali.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Interi është klubi i fundit që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Lyonit.

23-vjecari ka shënuar 22 gola dhe shtatë asistime këtë sezon, ndërsa çmimi i tij llogaritet të jetë 40 milionë euro.