SPORT

Interi, në bisedime me Cavanin

Interi është në negociata intensive me sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Sky Sport Italia raporton se Interi ka qenë që një kohë të gjatë i interesuar për Cavanin, të cilin këtë verë mund të marrë falas. Kjo pasi që uruguaianit i përfundon kontrata me PSG-në.

Zikaltrit kishin menduar ta transferojnë Mertensin, mirëpo tani ai duket se është afër të nënshkruajë kontratë të re me Napolin. Kjo ka bërë që skuadra e Antonio Contes ta kthejë vëmendjen te Cavani.

Edhe Atletico Madridi, Manchester Unitedi dhe Newcastle raportohet se janë interesuar për 32-vjeçarin shkaku i përvojës së tij të madhe.

Cavani ka përvojë edhe në Serie A, pasi që kishte luajtur për Palermon dhe Napolin para transferimit në PSG në vitin 2013.

Uruguaiani ka kontribuar me shtatë gola dhe tri asiste në 22 ndeshjet e zhvilluara për PSG-në këtë sezon. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.