SPORT

Interi mendon ta shkëmbejë Skriniarin me Ndombelen

Interi është duke planifikuar të hyjë në marrëveshje shkëmbimi me Tottenhamin. Klubi italian do ta ofrojë Milan Skriniarin në shkëmbim për Martin Ndombelen, shkruan “Sky Sport Italia”.

Ndombele kaloi te Tottenhami verën e kaluar nga Lyoni për 60 milionë euro, por nuk ka arritur të stabilizohet te klubi londinez.

Në anën tjetër sllovaku 25-vjeçar Skriniar te Interi gjendet që nga vera e vitit 2017. Për të po interesohen edhe Manchester City e Manchester Unitedi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483