SPORT

Interi me probleme

Telashe për Interin e Antonio Conets, sepse pas barazimit të beftë 3-3 kundër Sassuolos në “Sna Siro” mbrëmjen e djeshme, tani do të duhet të bëjë për 3 javë pa mbrojtësin sllovak Milan Skriniar.

Ky i fundit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutat shtesë të ndeshjes dhe la skuadrën me 10 futbollistë, ndërsa Gjykata Sportive vendosi ta pezullojë sot për 3 ndeshjet e ardhshme si dhe ta gjobitë me 10 mijë euro.

Në motivacionin e dënimit thuhet se lojtari është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë brenda 90 minutave dhe ka përdorur shprehje fyese e blasfemike, para se të linte fushën e lojës i detyruar. Mbrojtësi zikaltër kreu një ndërhyrje të panevojshme në minutat shtesë të sfidës, për më tepër në një zonë të fushës ku kundërshtari nuk mund ta rrezikonte, ndërsa tani do të penalizojë më shumë të tijtë, duke qenë se edhe kalendari është mjaft i ngjeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.