SPORT

Interi më pranë Championsit, mposht lehtësisht Chievon(Video)


Inter ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Chievos duke hedhur një hap akoma edhe më të sigurt drejt pjesëmarrjes sezonin e ardhshëm në Champions League.

Zikaltërit fituan me rezultatin 2-0 në duelin në “San Siro” ndërsa golat u shënuan nga Matteo Politano (39’) dhe Ivan Perisic (86’).

Pas kësaj fitore, Interi renditet në vendin e 3-të me 66 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Atalanta e vendit të katërt dhe 4 më shumë se Milani që pozicionohet i 5-ti.

Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi, situata është nxehur akoma edhe më shumë në “luftën” për Champions League.

© SYRI.net