SPORT

Interi këndellet me një fitore në udhëtim te Genoa

Interi ka arritur të fitojë në udhëtim te Genoa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A.  

Nerazzurrët kanë arritur t’i kthehen fitores pas dy rezultateve negative radhazi në kampionat, pasi pas barazimit me Lazion dhe humbjen ndaj Milanit, kanë mposhtur Genoan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Interit, i cili kërkonte me çdo kusht golin e epërsisë.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Interi u tregua edhe më i mirë se në të parën, pasi ishte më konkret duke shënuar edhe dy gola për të siguruar fitoren.

Goli i parë i ndeshjes vetëm në minutën e 64-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Nicolo Barellas.

Për epërsinë 2-0 u përkujdes mbrojtësi Danilo D’Ambrosio (79’) që shënoi me kokë nga afërsia pas asistimit të Andrea Ranocchias dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e tretë më 10 pikë, ndërsa Genoa renditet e 15-ta me katër pikë.

Në ndeshjen radhës, Nerazzurrët e presin në shtëpi Parman, ndërsa Genoa luan derbin ndaj rivalit të urryer, Sampdorias.