SPORT

Interi interesohet për Mertensin

Interi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit belg Dries Mertens, i cili pritet të largohet nga skuadra e Napolit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga sajti italian “calciomercato”. Mertens 32-vjeçar, ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon në fund të këtij edicioni dhe për këtë arsye do të largohet, transmeton Koha Ditore.

Interi është i gatshëm që për shërbimet e tij, të paguajë dëmshpërblim deri në tetë milionë euro. Mertens prej vitit 2013 është pjesë e skuadrës së Napolit dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira, duke shënuar shtatë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka edhe 19 gola të shënuara në 89 ndeshje me Përfaqësuesen e Belgjikës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483