SPORT

Interi dhe Man Unitedi, në bisedime për transferimin e Youngut

Interi është në negociata me Manchester Unitedin për transferimin e mbrojtësit veteran Ashley Young gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas Sky Sports.

Kontrata e 34-vjeçarit me Manchester Unitedin skadon në fund të këtij sezoni dhe ai do të jetë i lirë të fillojë negociata me cilindo klub qysh këtë muaj.

Sky Sport Italia raporton se Interi është i gatshëm t’ia ofrojë Youngut një marrëveshje 18-muajshe nëse ai pranon të transferohet këtë muaj. Megjithatë, nuk është e ditur nëse Manchester Unitedi do ta lejojë largimin e tij në janar.

Young do të bëhej lojtari i tretë i Manchester Unitedit që i bashkohet skuadrës së Antonio Contes brenda një viti, pas transferimit të Alexis Sanchezit dhe Romelu Lukakus.

Anglezi Young i ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat me Manchester Unitedin deri më tani këtë sezon.

Trajneri i Manchester Unitedit, Solskjaer, e ka mohuar të jetë në dijeni për një largim të mundshëm të Youngut, para se të shtonte se Manchester Unitedi nuk duhet ta dobësojë skuadrën e vet këtë muaj.

“Nuk e di për çfarë po flisni, do të duhet ta pyesni Ashleyn. Na kanë mbetur edhe pak  muaj në këtë sezon. Nuk mund ta dobësojmë veten”, u shpreh Solskjaer.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.