SPORT

Interi barazon në shtëpi me Parman

Interi ka barazuar 2:2 në shtëpi me Parmën në xhiron e gjashtë të Series A të Italisë.

Interi arriti të kthehej nga disavantazhi prej 2:0, duke e siguruar një pikë. Gervinho (46’, 62’) realizoi golat për Parmën, ndërsa për Interin shënuan Marcelo Brozoviq (64’) dhe Ivan Perishiq (90+2’).

Interi pas gjashtë xhirove zë vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Parma është në vend të 15-të me 5 pikë. Kryeson Milani me 13 pikë, ndërsa ka zhvilluar një ndeshje më pak.

Image