SPORT

Inter fitore të vështirë ndaj Parmës

Interi ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Spalletti ka mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën e Parmës në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Në minutën e 54’ ishte D’Ambrosio që realizoi për zikaltërit, por arbitri pasi pa rastin në VAR anuloi golin për shkak të prekjes së topit me dorë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 79’ të takimit duke “vulosur” fitoren e zikaltërve.

Me këtë fitore, Inter pozicionohet në vendin e tretë me 43 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.