Inter Escaldes kundërshtari i radhës i KF Prishtinës në “Champions”

Inter Escaldes nga Andorra kundërshtari i radhës i KF Prishtinës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra kampione e Andorras mposhti në duelin tjetër të fazës parakualifikuese HB Torshavn nga Ishujt Faroe.

Prishtina – Inter Escaldes pritet të zhvillohet me 25 qershor nga ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Fituesi i këtij dueli siguron një vend në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Go to TOP