SPORT

Inter dhe Barcelona nisin bisedimet për transferimin e Arturo Vidal

Inter ka dëshirë të sjelli në Milano futbollistin e Barcelonës, Arturo Vidal.

Antonio Conte e pëlqen shumë mesfushorin kilen me të cilin ka punuar më parë tek Juventus dhe për këtë arsye u ka kërkuar drejtuesve të ekipit zikaltër transferimin e tij.

Dhe sipas atyre që raporton “Sport” drejtuesit e klubit nga Lombardia kanë nisur bisedimet me katalanasit.

Edhe blaugranët duan ta shesin, Vidalin dhe për këtë arsye bisedimet mund të mbyllen shumë shpejt.

Për mesfushorin ky do të ishte një rikthim në Serie-A.

Leave a Reply

Your email address will not be published.