Hi Tech

Intel Core i3-10100 arrin rezultate 31% më të mira sesa i3-9100 në SiSoft SANDRA

Modeli i parë në linjën e Intelit të procesorëve të gjeneratës së 10-të të procesorëve për desktop Core, bazuar në arkitekturën 14nm Comet Lake, do të jetë Core i3-10100, i cili do t’i trashëgojë modelet Core i3-9100 dhe i3-8100, raporton TechPowerUp.

Për të përfituar sa më shumë potencial nga mikroarkitektura, e cila në thelb është identike me SkyLake, Inteli ka vendosur ta mundësojë HyperThreading në këtë familje të procesorëve Core, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë që i3-10100 do të jetë një çipset me katër bërthama dhe tetë threade. Çipseti e ka një takt bazë prej 3.6 GHz dhe një Turbo Boost të panjohur.

Është shfaqur testi SiSoft SANDRA për Core i3-10100, ku procesori e ka realizuar një rezultat të përgjithshëm prej 382.61 MPix/s në testet multimedia. Kjo e paraqet një rritje të konsiderueshme në krahasim me rreth 290 MPix/s të arritura nga i3-9100 (një rritje prej 31 për qind e performancës).

Kjo rritje e performancës i atribuohet shtimit të HyperThreadingut, ekzistenca e së cilit është përdorur në mënyrë efektive nga SANDRA. Pritet që Inteli do ta lansojë Core i3-10100 me një çmim prej rreth 120 dollarësh.