Hi Tech

Instagrami largon tabin Following në aplikacionin mobil

Aplikacioni mobil i Instagramit po kalon nëpër disa ndryshime, ndërsa së shpejti do të mënjanohet tabi “Following” nga menyja Heart. Instagrami e konfirmoi këtë, duke theksuar se tabi Following po mënjanohet për disa arsye. Kryesorja është fakti që shumica e përdoruesve nuk e dinin fare që ky opsion ekzistonte, raporton SlashGear.

Problemi që Instagrami e ka me tabin Following përbëhet nga dy pjesë. Së pari, funksioni mbetet i papërdorur nga një numër i madh i përdoruesve, kështu që nuk ka kuptim që të mbahet, shkruan KOHA Ditore. Së dyti, ndonjëherë ata që mësojnë për ekzistimin e tabit Following paralajmërohen se aktiviteti i tyre në Instagram mund të publikohet dhe të shihet nga përdoruesit e tjerë, gjë që nuk aprovohet nga shumë përdorues.

Duke filluar nga kjo javë, tabi Following do të largohet dhe feedi Heart do ta shfaqë vetëm aktivitetin e përdoruesit. Tabi Explore tani është opsioni kryesor i përdoruesit në Instagram për zbulimin e përmbajtjeve të reja, kështu që nuk pritet që tabi Following do t’i mungojë dikujt.