Kombëtare

Inspektorati në Obiliq u shkruan gjoba e vërejtje transportuesve të mbeturinave

Inspektorët komunalë të Obiliqit kanë ndërmarrë të enjten një aksion për t’i kontrolluar transportuesit e mbeturinave dhe materialeve inerte nëse janë duke punuar sipas standardeve për mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që i kanë shkelur ato. Disave u janë dhënë vetëm vërejtje.

“Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Obiliqit, në kuadër të mbikëqyrjes së aktiviteteve me standardet dhe normat ligjore për mbrojtje të mjedisit, aktiviteteve ditore të planifikuara në DMM, në kuadër të kompetencave të Ligjit për mbeturina, planit për kontroll dhe mbikëqyrje, sot përmes inspektorëve komunal mjedisor ka realizuar një kontroll ndaj kamionëve për bartjen e mbeturinave komunale dhe materialeve (inerte)”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

“Inspektimi u asistua edhe nga Policia e Kosovës gjegjësisht Stacioni Policor në Obiliq. Aktiviteti i inspektimit u përqendrua te rrethi Shkabaj- Obiliq, duke filluar nga ora 11:00. Gjatë periudhe në vendin e ngjarjes u dhanë vërejtjet, u shkruan procesverbale, gjoba dhe rekomandimet e duhura në përputhje me Ligjin për mbeturina”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.