EKONOMI

Inspektorati i jep të drejtë kryeshefit të shkarkuar, ja çka obligon Telekomin ta anulojë

Inspektorati i Punës i ka dhënë të drejtë ankesës së kryeshefit të shkarkuar të Telekomit, Bedri Istrefi.

Në vendimin që e ka siguruar KOHA, Inspektorati i Punës i ka kërkuar Telekomit të Kosovës që ta anulojë vendimin e 25 prillit, me të cilin u shkarkua Istrefi nga pozita e kryshefit të Telekomit.

Inspektorati i ka dhënë afat prej tetë ditësh Telekomit për të zbatuar këtë vendim, në të kundërtën mund të pësojë masë të ndëshkimit me gjobë.

Vendimi është i shkallës së parë dhe Telekomi ka mundësinë që ta apelojë brenda afatit të përcaktuar.

Istrefi u shkarkua nga Bordi i përkohshëm me arsyetimin se kishte keqpërdorur pozitën. Istrefi këtë vendim të Bordit e kishte quajtur politik dhe të jashtëligjshëm.

Image