Kosova

Inspektorati Farmaceutik jep detaje për kontrollin në Shtërpcë, kishte dyshime për vaksina antiCovid

Inspektorati Farmaceutik dhe Policia e Kosovës e kanë bërë një inspektim të papritur në Qendrën e Mjekësisë familjarë në Komunën e  Shtërpcës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Farmaceutik , Shaban Osmanaj tha për RTV Dukagjinin se kanë pasur informacione se atje po behshin vaksina ilegale antiCOVID të ardhura nga Serbia, por që një gjë e tillë nuk u vërtetua.

“Kemi kontaktuar me Drejtorin e QKMF-së në Shtërpcë dhe janë kontrolluar të gjitha hapësirat ku ruhen barnat dhe pajisjet dhe produktet medicinale. Meqenëse rasti ishte më specifik, kam asistuar edhe unë dhe bashkë me inspektorë nuk kemi konstatuar se mund të ketë pasur vaksina antiCovid”, deklaroi Shaban Osmanaj për RTV Dukagjinin.

“Janë kontrolluar të gjitha hapësirat në vendin e ngjarjes. Janë kontrolluar sidomos frigoriferët ku ruhen vaksinat, pasi ruajtja e vaksinave kërkon kushte të veçanta dhe ka rezultuar se nuk ka pasur vaksina. Vaksina në fakt ka pasur vetëm për fëmijët dhe vaksina për gripin e zakonshëm”.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë nga Serbia dyshohet se janë futur vaksina antiCOVID dhe kishte njoftime sa janë vaksinuar një pjesë e qytetarëve serb që jetojnë në atë pjesë.

Prokuroria themelore në Mitrovicë tha se janë duka punuar në atë drejtim që të zbardhen rrethanat rreth atyre pretendimeve.

Kryeministri Hoti kishte deklaruar se futja e vaksinave në mënyrë ilegale është sjellje e papranueshme e Serbisë./Telegrafi/