Kosova

Insiston Ambasada Amerikane: Taksa duhet të hiqet! (Foto)

Philip Kosnett, ambasador amerikan në Kosovë, sot ka takuar krerët më të lartë të shtetit, përcjell Kosova.info

Agjendën e ngjeshur të ambasadorit Kosnett është bërë publike në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit, ai ka takuar Kryeministrin Albin Kurti, Kryeparlamentaren Vjosa Osmani, Zëvendëskryeministrat Avdullah Hoti dhe Haki Abazi, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

“Në të gjitha këto takime, sikur në takimin me kryeministrin Albin Kurti, ambasadori Kosnett foli për rëndësinë e raporteve SHBA-Kosovë dhe fokusimin në avancimin e qëllimeve të përbashkëta për të siguruara paqe, drejtësi, prosperitet dhe përfitimet ekonomike që burojnë nga eliminimi i menjëhershëm i tarifës” – shkruan ndër të tjera në njoftimin në Facebook.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.