Bota

Insekti që po kërcënon të përhapë një pandemi tjetër

Zbulimi i njëmushkonje të re në Gjirin Guantanamo zbulon se si globalizimi po kërcënon të përhapë një pandemi tjetër.

Vendasit kanë zbuluar një mushkonjë Aedes vittatus, një nga 3500 speciet e mushkonjave që gjenden në glob, por kjo e fundit është e rrezikshme sepse parazitë apo patogjenë të rrezikshëm për njeriun.

Kjo lloj mushkonje mbart të gjitha sëmundjet më të rrezikshme që lidhen me mushkonjat, përjashtuar malaries.

Aedes vittatus është endemik në nënkontinentin Indian dhe nuk ishte parë kurrë në hemisferën perëndimore deri më tani.

Me shumë gjasa, sipas shkencëtarëve, ekzemplarët e parë udhëtuan aty si vezë në ndonjë kontejner transportues apo ndoshta aeroplan. Përhapja e tyre në Karaibe dhe SHBA-së së Jugut është shumë e rrezikshme, ndërsa ndryshimi i klimës po i mundëson atyre që të shumohen shumë herë në një sezon.

Ndonëse marrin shumë pak vëmendje si ‘rrezik’ për njerëzit, në fakt sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat vrasin më shumë se 1 milion njerëz dhe infektojnë gati 700 milion çdo vit, pothuajse një në çdo 10 njerëz në Tokë.