Kosova

Iniciativa Qytetare e Shtimes i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kësaj partie i është bashkëngjitur Iniciativa Qytetare e Shtimes, e cila ishte formuar nga një grup intelektualësh në vitin 2017 si një alternativë e re zhvillimore e kësaj komune.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Iniciativa Qytetare e Shtimes i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kjo Iniciativë u formua nga një grup intelektualësh në vitin 2017 që për synimin kishin t’i jepnin fund politikave korruptive të qeverisjes lokale në Shtime dhe një alternativë të re zhvillimore kësaj komune.

Të prirë nga parime të shëndosha dhe progresive, ata gjetën përkrahjen e qytetarëve të Shtimes dhe në vitin 2017 arritën që suksesshëm ta mbështesin kandidaturën e pavarur për kryetar komune të z. Fatmir Rashiti i cili shkoi në balotazh me PANistët. Duke parë që PANistët tashmë ishin shndërruar në një makineri që kokën e kishte nivelin qendror, kjo iniciativë e barti betejën duke mbështetur kandidaturën e z. Fatmir Rashiti për deputet dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit.

Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me PANistët në opozitë, u hapën mundësitë për ndryshime dhe kjo po bëhet e dukshme ende pa u certifikuar rezultatet. Qytetarët, intelektualët, profesionistët, talentet dhe të gjithë ata që në një mënyrë ose tjetër kanë ndihmuar që ky ndryshim të vijë në shprehje e kanë të qartë që duhet shumë punë për ta kthyer vendin në binarët e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik, andaj edhe po shprehën të gatshëm të kontribuojnë që ndryshimi të jetë sa më i plotë. Në këtë frymë na u bashkua Iniciativa Qytetare e Shtimës sot, që në radhët e veta numëron intelektualë e profesionistë të shquar të asaj komune e të këtij vendi.

Fatmir Rashiti ka punuar në arsim deri në vitin 2002. Nga ajo kohë ai filloi të angazhohet edhe politikisht duke shërbyer si nënkryetar i Komunës së Shtimes deri në vitin 2004, prej ku më pas emërohet Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtimes deri në vitin 2007. Nga ky vit, kur edhe ishte anëtari më i votuar në radhët e PDK-së, ai rikthehet si nënkryetar i komunës për tri mandate me radhë deri në vitin 2017 kur edhe jep dorëheqje nga PDK-ja për shkak të keqqeverisjes. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai i hyri garës për Komunën e Shtimes si kandidat i pavarur dhe arriti të shkoj në balotazh me PAN-in.

Xhevat Salihu, ka mbaruar Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, dhe ka qenë Drejtor i Arsimit në Komunën e Shtimes. Momentalisht ai punon si lektor në Komunën e Shtimes.

Brahim Isufaj ka përfunduar magjistraturën për Administratë Publike. Aktualisht punon si ekspert në një kompani të sigurimeve në Prishtinë.

Nexhare Zeqiri ka përfunduar studimet për Mirëqenie dhe Kujdes të Fëmijëve në Universitetin AAB.

Mindihije Rashiti është juriste e diplomuar në Universitetin e Prishtinës.

Fadil Ismajli është absolvent në nivelin master për Pedagogji të Përgjithshme në Fakultetin e Edukimit pranë Universitetit të Prishtinës.

Argjend Hysenaj ka mbaruar studimet themelore në drejtimin e Menaxhimit Industrial, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Florentina Beqa ka përfunduar studimet themelore për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.

Arta Beqa është studente e nivelit master në Gazetari Komunikimi pranë Universitetit të Tiranës.

Ibrahim Topalli është Doktor i Stomatologjisë.

Gëzim Rashiti ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në UP dhe studimet në drejtimin Menaxhimit Informatik në Universitetin e AAB-së.

Egzon Rexhepi edhe studimet themelore edhe magjistraturën i ka përfunduar për sociologji, ndërsa tani studion Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin Ukshin Hoti në Prizren.

Arbrim Rashiti është absolvent në drejtimin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në Universitetin UBT.

Fikrete Heseti Bilalli ka mbaruar edhe studimet themelore edhe magjistraturën në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.

Asllan Beqaj ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe tani punon si menaxher në një bankë në Shtime.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483