EKONOMI

Industria e mishit dhe ndikimi i Covid-19(VIDEO)

Në emisionin “Aktual” të RTK-së mysafir është Franklin Ramaj, pronar i fermës “Stublla”, i cili foli për ndikimin e pandemisë në industrinë e veterinarisë, përkatësisht në industrinë e përpunimit të mishit.

Pronari i fermës “Stublla”, Franklin Ramaj, foli për vështirësitë e mbarëvajtjes së fermës “Stublla” në kohë pandemie, ku, sipas tij, fshati Stubëll ka qenë vendi i parë që është izoluar nga Covid-19.

“Duke qenë të izoluar, ne nuk kemi pasur mundësi ta zhvillojmë industrinë e ushqimit, prandaj kemi qenë të detyruar ta ndërpresim punën në fermë”, deklaroi Franklin Ramaj, pronar i fermës “Stublla”.

Ndërkohë që tani, siç tregon pronari Ramaj, prodhimi po vazhdon, por vetëm me porosi, ngase restorantet janë të mbyllura, etj.

“Procesi i kultivimit është me ciklin e vet, që shkon në ndarje në grupe, sipas moshës, në kohë të caktuar”, sqaroi pronari Ramaj.

Tutje, pronari Ramaj tregoi për ideimin e formimit të fermës të këtij lloji që mori hov nga SHBA, pastaj ai mori mbështetje nga Instituti i Veterinë së Berlinit, për t’u formësuar kështu  siç është tani. /RTKLive