Bota

India me mbi 7.8 milionë raste me COVID-19

India ka raportuar 53,370 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në mbi 7.8 milionë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 650 të vdekur, në gjithsej 117,956.

Numri më i lartë i të infektuarve po vjen nga vendet si Maharashtra, Kerala dhe Karnataka, raporton AP.

Indi muajin e kaluar ka shënuar shifrën më të larë me afër 100,000 raste në një ditë, megjithatë që nga atëherë rastet ditore kanë rënë.

Ende po regjistron më shumë se 50,000 raste në ditë, teksa India përgatitet për sezonin festiv ku pritet të mbledhen turma njerëzit. Zyrtarë të shëndetësisë kanë paralajmëruar përhapje të virusit gjatë atyre ditëve.