Kombëtare

Incidentet e së mërkurës në veri: Një polic u qëllua me plumb, u intervistua dje

Aksioni i Njësive Speciale në veri të mërkurën e javës që po lëmë pas rezultoi me lëndime të 10 zyrtarëve policorë pas sulmeve nga grupet kriminale të serbëve atje.

Policia fillimisht nuk dha detaje se nga çka saktësisht u lënduan zyrtarët e saj, teksa sot është bërë e ditur se një prej tyre është qëlluar me armë zjarri atë ditë.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e diturr se viktima e gjinisë mashkullore(zyrtar policor), është intervistuar dje  në lidhje me rastin.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se i njëjti është plagosur nga arma e zjarrit atë ditë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

Kujtojmë, se të mërkurën e javës që po lëmë pas, Policia ndërmorri një aksion në disa vise të Kosovës, përfshirë edhe veriun.

Aksioni hasi në rezistencë të armatosur të serbëve të cilët sulmuan edhe me granata policinë e Kosovës.

Shfaq më shumë
//cdrvrs.com/4/3473483