Kosova

Mustafa uron presidentin e ri të CDU-së, Laschet

Me rastin e zgjedhjes së presidentit të ri të CDU-së, Laschet, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi: 

“I nderuar z. Laschet, 

Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqet komplimentet e saja për të gjitha parimet e Unionit Demokristian (CDU) dhe ju dërgon urimet e përzemërta për zgjedhjen tuaj si president i CDU-së. Unë ju dërgoj të gjitha urimet më të mira për ushtrimin e mandatit tuaj të ri dhe jam i lumtur t’ju informoj se partia jonë dhe populli i Kosovës me shumë kënaqësi e kanë pritur këtë lajm. 

Deri sa ju filloni me përgjegjësitë tuaja të reja, dëshiroj t’ju siguroj ju dhe CDU-në për miqësinë dhe bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në interes të partive tona dhe prosperitetet për popullin tonë. 

LDK tashmë po punon ngushtë me CDU-në në kuadër të Partive Popullore Evropiane, bashkëpunim i cili uroj të vazhdoj edhe gjatë mandatit tuaj. 

I dashur z. Laschet, më lejoni të marr lirinë që të shpreh mirënjohjen tonë për Kancelaren Merkel për mbështetjen e saj të vazhdueshme për vendin dhe partinë tonë. 

LDK-ja dhe populli i Kosovës i janë përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të palëkundur për Kosovën, për pavarësinë dhe vendin tonë në Bashkimin Evropian. 

Shkëlqesia juaj, pres të takohem me ju gjatë samiteve tona të radhës të EPP-së dhe të shfrytëzoj këtë mundësi të ripërsërisë vlerësimin tonë të lartë ndaj partisë demokristiane. 

Me respekt të vecantë, 

Isa Mustafa” /Kosova.info/