Kosova

Mbi 48 mijë persona nga Kosova e vizituan Shqipërinë gjatë tre ditëve të kaluara

48 mijë e 621 qytetarë nga Kosova kanë vizatuar Shqipërinë vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën.

Kështu u bë e ditur nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në një përgjigje dërguar për Klan Kosova.

Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona.

Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona.

Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona, njofton Klan Kosova.

Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura.

Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të pikave kufitare dhe 4 mijë e 943 në dalje.

Ndërkaq të shtunën në hyrje dhe dalje të pikave kufitare janë kontrolluar 24 mijë e 221 persona.

Nëntë mijë e 445 persona janë kontrolluar në hyrje dhe 14 mijë e 776 në dalje.

Kurse të premten në gjitha pikat kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 23 mijë e 255 persona.