Kuriozitet

Imami shokohet kur mëson se gruaja e tij ishte… burrë

Një imam nga Uganda u pezullua pasi zbuloi se gruaja e tij e re, në fakt ishte burrë.

Sheikh Mohammed Mutumba, 27 vjeç, zbuloi të vërtetën e hidhur kur e shoqja e tij u kap duke vjedhur një televizor nga fqinjët.

Policia e shpalli në kërkim dhe hajduti pranoi se hiqej si grua. Qëllimi i tij ishte të martohej me imamin, në mënyrë që t’i vidhte paratë.

I shokuar, Mutumba u pezullua nga detyra e tij si klerik, kurse hetimet vazhdojnë.

Imami tha se nuk kishte bërë seks me gruan pasi ajo i kishte thënë se ishte me menstruacione.

Një mik i imamit tha se ai është tronditur kaq shumë, sa mezi flet. Sa i përket ‘gruas’, ai tha se mashtruesi kishte një zë kaq të butë dhe ecte si femër.

Sipas mikut të imamit, ai i ishte ankuar se e shoqja nuk zhvishej kur flinin.