Kombëtare

Imami nga Peja vdes në xhami

Policia e Kosovës ka njoftuar se ende janë duke hetuar rastin e vdekjes së një imami R.B, në xhaminë e tij në fshatin Novosellë në afërsi të Pejës ditën e enjte.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se trupi i imamit Blakaj është dërguar për obduksion.

“Dje më datën 11.04. 2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë, ku patrulla ka arritur në vend dhe ka parë trupin e viktimës të shtrirë. Në vendngjarje ka arritur emergjenca, gjithashtu edhe prokurori. Hetimet për këtë rast kanë filluar, dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion,” tha Rugova.

Vdekjen e imamit e ka konfirmuar edhe Bashkësisë Islame e Pejës.

Foto nga Bashkësia Islame Pejë

Image

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.