Kosova

Imami Labinot Maliqi pjesëmarrës në Konferencën Ndërfetare në Katar

Në kryeqytetin Doha të Katarit, ka nisur punimet konferenca 3-ditore me temë: Dialogu Ndërfetar – sesioni i 14-të, me moton: “Eksperienca të suksesshme në dialogun ndërfetar”.

Në këtë konferencë marrin pjesë rreth 300 përfaqësues të feve kryesore monoteiste në botë: Islamit, Krishterimit dhe Hebraizmit, nga 70 vende të botës.

Qendra Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar u krijua si rezultat i një rekomandimi të ardhur nga Konferenca Ndërfetare në sesionin e saj të pestë në vitin 2007.

Ndër qëllimet kryesore të kësaj qendre përmendim zgjerimin e fushave të ndikimit të dialogut ndërfetar, të cilat përfshijnë aspekte të jetës që ndërveprojnë me fenë; rritjen e numrit të studiuesve, akademikëve dhe të atyre që kontribuojnë me punimet e tyre në marrëdhëniet mes vlerave fetare dhe çështjeve të jetës bashkëkohore, etj.


Kjo konferencë u hap nga ministri për Çështje të Jashtme i shtetit të Katarit, Sulltan bin Sad al-Murejhu, e më pas të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe drejtori i Qendrës së DICID, Dr. Ibrahim al Nuajmi, të cilët pata nderin t’i takoj edhe personalisht dhe të bashkëbisedojmë së bashku për shumë gjëra.

Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe imami nga Prishtina Labinot Maliqi.

“Jam shumë i nderuar që po marr pjesë gjatë këtyre ditëve në një konferencë ndërkombëtare në Doha të Katarit, ku kanë nisur punimet e Konferencës së 14-të për Dialogun Ndërfetar, ku po marrin pjesë rreth 300 personalitete të ndryshme nga 70 vende të botës”, ka shkruar Maliqi.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort