Imam dr. Rexhep Boja, luajti një rol të rëndësishëm në orientimin tonë kombëtar, diplomatik e kulturor në Republikën e Kosovës

Shkruan: Lekë MRIJAJ
Misionin e misionarit, atdhetarit, kulturologut ndër epoka të ndryshme e kanë ushtruar me shumë devotshmëri e atdhetarizëm shumë shqiptarë, teologë të besimeve të ndryshme të besimeve monoteiste.

Një nder ta ishte edhe ish kryetari i BIK-ut, myftiu dr. Rexhep Boja, i cili, dje, pas një ataku kardiak ndërroi jetë për në amshim, duke u angazhuar për të drejtën tonë për liri të shqiptarëve si dhe për një shtet tamam shekullar euroatlantik, e qe ka lenë shumë vepra si në rrafshin human, diplomatik ndërkombëtare, po ashtu edhe në atë kombëtar e shkencor.

Gjatë viteve ’90-ta imam Rexhep Boja, veç tjerash ishte i pranishëm në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të jetës politike të vendit tonë i cili luajti një rol të rëndësishëm në orientimin kombëtar të Republikës së Kosovë si dhe ka dhënë një kontribut tejet të çmuar në falje të gjaqeve dhe bashkëjetesës së shqiptarëve në përgjithësi.

Në gjirin e kësaj lëvizje apo kauzës kombëtare, ai ka bashkëvepruar me miqtë e tij të ngushtë pikërisht me këto figura të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare siç ishin Dr. Ibrahim Rugova, President Historik i Kosovës, prof. Anton Çetta, Lider i Pajtimit të Gjaqeve të Kosovës, imzot Nikë Prela, Ipeshkëv i Kosovës, imzot Mark Sopi, Ipeshkëv i Kosovës etj., i cili me plotë shkathtësi bashkëveproi me të gjithë këta intelektualë të spektrit kombëtar, kulturor dhe atij shpirtëror të Kishës Katolike në Kosovë, e qe luajti një rol të rëndësishëm, pra kishte karakter të fortë, moral dhe fetar, pra duke dhënë një shembull se si duhet të bashkëjetohet dhe si duhet të ndërtohet Republika e Kosovës dhe njëherë e përgjithmonë në mënyrë të drejtë të zgjidhet çështja Kosovës.

Ishte një shembull i veçantë pra në mënyrë të shëndoshë dhe të shkëlqyeshme i përfaqësoj shqiptarët denjësisht, kudo në Evropë e Amerikë në sensibilizim të kauzës sonë kombëtare si në rrafshin politik, diplomatik në cilësinë e ambasadorit si dhe në atë këshillëdhënës në institucionet tona në Republikën e Kosovës.

Imam Rexhep Boja ishte pjesëmarrës i shumë takimeve dhe Sesioneve Shkencore si dhe ishte autor i shumë artikujve të tjerë, artikuj që janë botuar në libra, gazeta e revista vendore e ndërkombëtare në gjuhën shqipe si dhe gjuhë të tjera botërore qe mbetet një testament përjetësie.

Pushofsh në paqe bashkëvendësi ynë klinasi, dr. Rexhep Boja. Ngushëllimet me te thella për familjen Boja dhe miqtë e shumtë të tij të panumërt.

Go to TOP