SHËNDETËSIA

IKShPK për fillimin e vitit shkollor: Të përmbushim obligimet tona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës duke uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke thënë se çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale, duke bërë të mundur identifikimin e rasteve në kohë reale.

Sipas institutit, rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjëherë.

“Secili duhet të përmbushim obligimet tona: si institucione, si mësimdhënës, si nxënës dhe si prindër. Shëndet e suksese të gjithëve. Mbaje maskën! Ruaje distancën! Mbaje higjienën!

Vaksinohu”, kanë shkruar nga instituti në Facebook. 

Shfaq më shumë
//chooxaur.com/4/3473483