Kosova

IKSHPK i publikon më herët rezultatet, ja sa raste janë të i infektuar me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për 12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Në njoftim IKSHPK’ja njofton se nga 311 mostrat e marra në klinikën infektive, 12 nga ta kanë rezultuar pozitiv si dhe nëntë raste tjera janë shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.

Numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste.