SHËNDETËSIA

IKSHP ka ndërmarr masat e duhura për mbrojtje nga virusi i Nilit

Të martën është identifikuar rasti i tretë me virusin e Nilit në Kosovë, ndërkaq ditë më parë, një person ka ndërruar jetë në Kosovë, si pasojë e këtij virusi.

Naser Ramadani, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, e ka konfirmuar lajmin për Rtk për prezencën e këtij virusi, duke shtuar se deri më tash tre pacientë janë diagnostikuar me këtë virus, derisa një ka përfunduar me fatalitet.

Ramadani pohoi se është detektuar edhe një rast me praninë e virusit të Nilit, i cili është i shtrirë në Klinikën Infektive, dhe i cili është në fakt rasti i tretë i diagnostikuar në Institutit Kombëtar, i cili rast praktikisht ka filluar gjatë javës së kaluar, e që ka pasur shenja klinike, ku ditën e martë edhe ka rezultuar me diagnozë të virusit të Nilit.

Sipas tij, infeksioni i virusit të Nilit perëndimor, te njerëzit, kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara.

Mushkonja ka dhe ndaj tyre duhet të marrim masa, nga të gjitha institucionet por edhe qytetarët sepse, shton Ramadani, nga pickimi i tyre të merret virusi i Nilit perëndimor, i cila jo te të gjithë pacientët shkakton vdekjen.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483