Kosova

IKD: Gjobitja e Gashit, Shalës e Lushtakut për gjuajtje me armë tregojnë se drejtësia është selektive

Deputetët e opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli e atëherë edhe Donika Kadaj- Bujupi, u dënuan me mbi 1 vit burgim me kusht si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës.

Megjithëkëtë, Gjykata Themelore në Malishevë, vendosi për dënim me gjobë për ministrat, me aktakuzë për gjuajtje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili po ashtu ka aktakuzë për hedhje gazi, thotë së ky vendim gjyqësor tregon se zyrtarët shtetërorë janë të privilegjuar edhe nga sistemi i drejtësisë.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, vlerëson se sistemi i drejtësisë është selektiv.

Ndërsa, për qëndrimin e prokurorit të rastit, Ismet Tofaj, se do të konsultohet me kolegët për mundësinë e bërjes së ankesës për vendimin e dënimit me gjobë të ministrave, Musliu thotë se është qesharak.

Gjykata Themelore e Gjakovës, dega në Malishevë, gjatë së premtes, shpalli fajtorë të akuzuarit për posedim të paautorizuar dhe gjuajtje me armë, zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, me 1 mijë e 700 euro, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me 2 mijë e 400 euro dhe ish-kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku, me 1 mijë e 700 euro.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.