EKONOMI

IHÇK thotë se në vitin 2019 çmimet u ngritën 2.7% krahasuar me vitin paraprak

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka treguar se çmimet në Kosovë janë ngritur për 2.7 për qind në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018.

Sipas IHÇK-së, që të premten është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ngritje më të madhe të çmimeve ka pasur tek buka, drithërat, mishi, perimet, qumështi, djathi, vezët, kafja e çaji. Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2019, sipas ASK-së, ishte 2.7 qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2019 ishte më i lartë në një mesatare prej 2.7 për qind krahasuar me vitin 2018”, thuhet në këtë publikim, shkruan KOHA.

Sipas të dhënave të ASK-së, që nga viti 2011, kur çmimet ishin ngritur për 7.3 për qind, kjo është ngritja më e madhe e çmimeve që ka ndodhur në Kosovë.

Hulumtuesi në Institutin GAP, Blendi Hasaj, ka thënë se ngritjen më të theksuar e kishin çmimet e ushqimit dhe pijeve me rreth 5.4 për qind.

“Ngritja e çmimeve ishte e menjëhershme dhe më dominuese në gjashtëmujorin e parë pas vënies së tarifës ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”, ka theksuar Hasaj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483