Identifikohen edhe katër trupa të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë

Dibran Dibrani, Zeqir e Magbule Muja dhe Remzi Kurteshi, të cilët ishin të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, do të varrosen nesër në varrezat e martirëve në Shipol të Mitrovicës.

Në fakt, trupat e të lartëpërmendurve ishin gjetur në fund të vitit të kaluar dhe tek tani ka përfunduar procesi i identifikimit të eshtrave në mostrat e marra me ADN.

Ekzaminimet tani japin edhe hollësi për mënyrën se si ata janë ekzekutuar.

Ndërkaq, sipas Bajram Qerkinit që drejton shoqatën e të pagjeturve, personat që u identifikuan nuk janë të vetmit që gjenden në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës, derisa pretendon se janë politikanët ata që e stagnuan punën për të pagjeturit.

https://youtu.be/qpb4rHsdXEU

Go to TOP