Kombëtare

Idenftifikohen personat që dogjën varrezat ortodokse muaj më parë në Obiliq

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune operative të zhvilluar, janë identifikuar dhe janë ndaluar tre të dyshuar punëtorë të një kompanie për pastrim, dy serbë dhe një rom.

Policia thekson se të dyshuarit në fjalë me datën 17 shtator I kanë vënë zjarrin varrezave ortodokse, në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Tre personat e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen. /Kosova.info/