SPORT

Ibrahimoviq mbetet te Milani në rast kualifikimi në Champions

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se në kontratën e Zlatan Ibrahimoviqit ekziston një klauzolë për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një stinor, në rast se skuadra “rossonere” kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ibrahimoviqi i është bashkuar Milanit në janar dhe menjëherë ka lënë gjurmë. Ai ka firmosur kontratë gjashtëmujore, mirëpo Maldini thotë se ekziston klauzola për vazhdim edhe për një stinor.

“Kontrata e Ibrës është gjashtëmujore me klauzolë për rinovim automatik nëse arrijmë në Ligën e Kampionëve. Nëse nuk arrijmë, atëherë është e natyrshme që do të ulemi të bisedojmë”, ka thënë Maldini për “Sky Sport Italia”, transmeton “Koha.net”.