SPORT

Ibrahimoviq befason me deklaratën e tij

Zlatan Ibrahimovic ka sugjeruar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram se ai mund të kthehet të luajë në La Liga.

Kontrata e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, me klubin amerikan, LA Galaxy, skadoi pas disfatës 5-3 në gjysmëfinalen e Konferencën Perëndimore, kundër rivalit të qytetit LAFC.

Mediumet botërore kishin sugjeruar se 38-vjeçari mund të kthehet në Evropë, ku më së shumti raportohej për një kthim në Serie A. Megjithatë, duket se suedezi ka qëllime të tjera dhe dëshiron ta provojë fatin e tij sërish në La Liga.

Në Instagramin e tij, Ibrahimovici e postoi një video të shkurtër, ku dëgjohet duke thënë: “Tungjatjeta Spanjë! Qëllojani se çfarë? Po kthehem”.

Gjatë karrierës së tij 20-vjeçare, ylli suedez e kaloi vetëm një vit në La Liga, ku nuk pati përvojë të mirë me Barcelonën e Pep Guardiolës. Për shkak të stilit të tij individual të lojës, atij nuk iu besua një rol i madh në klubin katalonas, duke shkaktuar paqartësi me trajnerin.

Rrjedhimisht, Ibrahimovici nuk e pati rolin kyç që është mësuar ta ketë nëpër klubet ku luan, përderisa që i shënoi 22 gola në 46 paraqitje, përfshirë këtu një në fillim të sezonit 2010/11, të cilin e kaloi në formë huazimi në Milan.

Megjithatë, Zlatani ka pasur shumë suksese gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, të cilën e filloi në Malmo, para se të kalonte në Ajax, Juventus, Inter, Paris Saint-Germain, Milan e Manchester United.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.