SPORT

Ibrahimovic nuk përmbahet, thotë se Calhanoglu përfitoi nga rasti i Eriksenit

Ylli i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic deklaroi se ish-bashkëlojtari i tij, Hakan Calhanoglu përfitoi nga rasti i Eriksenit në Kampionatin Evropian, për ta siguruar kalimin tek Interi.

Erikseni pësoi një sulm në zemër ne ndeshjen e parë të Danimarkës në turne, ndërsa 29-vjecari ende nuk mund të luajë futboll.

Ai është ndaluar nga Italia, për shkak se nuk lejohet me rregullat atje, e që bëri që Interi të fillonte të kërkonte një mesfushor të ri në afatin kalimtar veror.

Ata më pas e morën Calhanoglun nga rivali i qytetit, Milani, në një transferim falas, pasi turkut i kishte skaduar kontrata.

“Tingëllon keq për ta thënë, por Calha përfitoi nga situata tragjike. Erikseni përjetoi sulm në zemër, prandaj Interit i duhej një lojtar në atë pozicion dhe kështu u hap dera për Hakanin. Ai është djalosh i mirë, është rritur shumë falë meje”, u shpreh sulmuesi suedez.

Shfaq më shumë
//ashoupsu.com/4/3473483